Një nga emrat më të njohur të moderimit dhe gazetarisë në ekranet shqiptare, Adi Krasta, vetëm 1 vit pas rikthimit të tij në Top Channel ka vendosur ta braktisë përfundimisht atë, konfirmuan burime për Citynews.
Rreth 2 javë më parë u konfirmua nga burime pranë këtij televizioni se Adi Krasta nuk do të vazhdonte më emisionin “E diell”.
Gjithashtu hidheshin hipoteza se ai do të ndërtonte nga e para një format të ri televiziv të ngjashëm me formatet amerikane si “Jimmy Kimmel” apo “Jimmy Fallon”.
Por së fundmi duket se moderatori i njohur ka qenë në mëdyshje. Burime për Citynews thanë se Krasta si përfundim ka vendosur ta braktisë televizionin Top Channel. /Citynews