I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Studio e Hapur” nga Eni Vasili në RTSH, Adi Krasta ka konfirmuar edhe moderimin e tij në edicionin 56-të të Festivalit të Këngës në Televizionin Shqiptar.
Kjo është hera e gjashtë që Krasta e drejton këtë festival, pra më shumë se çdo prezantues tjetër.
Para pak javësh ai vendosi të largohej nga ekrani i Top Channel duke lënë pezull dy projekte të tij televizive si “E Diell” dhe programin me emrin e tij personal “A”.
Fest 56 do të mbajë regjinë e Pali Kuke dhe skenografinë Albi Cifligut./IMA/