Këngëtarja pohoi se fëmija është përgjegjësi e madhe, por sipas saj, dëshira është që të ketë shumë fëmijë.
SHKUP– Këngëtarja Adelina Tahiri thotë se është e gatshme të bëjë fëmijën e radhës. Në një intervistë për “Prive”, Tahiri e cila më shumë se dy vite që është e martuar me avokatin maqedonas, Serjoza Markov, thotë se i shoqi e meriton të ketë fëmijë të tjerë.
“Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi. Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë.
Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë tjetër do e bëjë, por dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Por fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë”, u shpreh ajo.Këngëtarja është në fokus të mediave rozë që prej martesës me avokatin nga Maqedonia e Veriut. Ajo gjithnjë flet për jetën e luksit dhe mundësitë që i ka dhënë martesa me të.