Në emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan gazetarja e njohur Dalina Buzi ka rrëfyer përvojat e saj profesionale. Ndër të tjera, ajo ka veçuar kopertinën e Adelina Ismajlit që ka qenë nudo e mbuluar me çokollatë dhe luleshtrylle.
Dalina Buzi: Ajo çfarë është diskutuar më shumë ka qenë kopertina e Adelina Ismajlit që ka qenë nudo me çokollatë dhe me luleshtrylle. Ajo ishte e mbuluar dhe ishte nudo. Mbaj mend që tregu i Kosovës e komentoi shumë dhe duke llogaritur që internet ishte shumë i kufizuar, vetëm dilnin lajme.
Për mua kopertinë që më ka pëlqyer shumë nga realizimi ka qenë Tuna. Ishte ekstravagante në realizim sepse kemi punuar shumë me grimin. E kthyem në një formë arti këtë “vejushën siçiliane”.
Shumë e diskutuar ka qenë Zajmina që për mua është një ndër shkrimet më të bukura që kam bërë për të dhe njerëzit nuk e kuptonin atë shkrimin, ngaqë kishin krijuar një lloj formati, përshkrimi për të. Unë i bëra njerëzit të kuptojnë se çdo lloj modeli ka vlerë në rast se ti do të dish si ta trajtosh atë.