Është pa diskutim, diva e skenës shqiptare. Gjithçka që ajo bën tërheq vëmendjen e publikut. Lidhja e saj me audiencën është shumë e fortë dhe këtë e dëshmon afërsia që Adelina Ismaili e ka me të. Kështu, pas një pauze të shkurtër, këngëtarja i kthehet ekranit në rolin e prezantueses.
Sezoni i kaluar e solli në ekran Adelinën me një format televiyiv në kanalin 10 dhe duket se ky rrugëtim në media do të vazhdoj në një stacion të ri. Ajo ka lidhur kontratë me televizionin e ri kosovar ATV. Një format ekskluziv, në të cilin të ftuarit do të përballen me pyetjet e drejtpërdrejta e diskutime të pazakonshme. Muzika live do të interpretohet nga orchestra e ATV-së, me performanca nga yjet më të spikatura të skenës muzikore shqiptare, do të jetë pjesë e këtij formati. Një emision për të gjitha gjeneratat, i cili pashmangshëm, do të zërë vend në ekranet e të gjitha shtëpive shqiptare.