Këngëtarja e famshme nga Kosova, Adelina Ismaili ka një kohë shumë të gjatë që i mungon ekranit me prurje të reja muzikore, por së fundmi ajo ka zgjedhur të vijë si aktore.
Ditë më parë u konfirmua se ajo do të merrte pjesë në serialin humoristik “O sa mirë” dhe kur episodi i saj është transmetuar të gjithë kanë qenë me buzën në gaz.
Adelina ka luajtur rolin e një mësueseje së cilës i kërkohet të vijë në Kosovë për të dhënë mësim me një rrogë që nuk e ka kënaqur aspak.
Ajo dukej në formë të shkëlqyer dhe aktrimi duket se i shkon shumë, ndërkohë që reagimet që ka marrë kanë qenë shumë pozitive.
https://youtube.com/watch?v=Mk4BdOWO7J8