Kompania Acromax GmbH ka fituar një prej padive më të rëndësishme kundër Dailymotion në Paris, me anë të një vendimi përfundimtar nga gjykata e apelit. Dailymotion bëri një ankimim kundër vendimit se ata kishin gjoba në Francë , sepse sipas tyre kjo do të ishte ” kundër kushtetutës franceze “. por Gjykata e Apelit konfirmoi se kjo ishte e vërtetë. Gjobat , duke përfshirë ato në pritje për zbatimin e tyre, në këtë moment arrijnë shifrën 100.000 Euro .
Në të njëjtën kohë, një tjetër proçedim kundër Dailymotion në Gjykatën e Qarkut në Hamburg është duke u hetuar nga autoritetet gjermane të anti – krimit , sepse Dailymotion ka përdorur një dokument të falsifikuar për të justifikuar disa të drejta që nuk i përkasin. Fallsifikatori , një shtetas kosovar që jeton në Gjermani , dhe Dailymotion janë tashmë nën hetimin e policisë , pasi kompania Acromax dhe këngëtari,firma e të cilit ishte falsifikuar, janë ankuar pranë autoriteteve . Për më tepër veprimet përfshijnë elementet e krimit ” si dhënia e dëshmisë së rreme në rrjedhën e procedurës ” .
Si rezultat Acromax ka marrë me sukses 153.000 video nga Dailymotion , të cilat ishin një kopje e saktë e videove që YouTube kishte vënë në dispozicion zyrtarisht dhe ligjërisht . Për më tepër ne kemi identifikuar që përdoruesit apo Dailymotion përdornin një program që kopjonte në mënyrë automatike video nga YouTube për një kanal të Dailymotion . nuk e dimë se kush ka e përdorur këtë program , por shpresojmë që procedurat penale që tashmë kanë filluar për këto 153.000 video të vjedhura , do të zbulojnë të vërtetën. Mendojmë se të ardhurat e Dailymotion dhe përdoruesve të këtyre 153.000 video, arrijnë në qindra mijëra euro, është e sigurt se do të marrim lekët, si dhe do të shikojmë mundësinë nëse ka ndonjë mocion që përfshin elemente të një krimi .
Burimi | Ora News