Abaz Dogu dhe tre të rinjtë e akuzuar për përdhunimin e 15 vjeçares në Babrru të Tiranës përmes shantazhit me publikimin e videove intime, ndodhen aktualisht në gjykatën e Tiranës për dhënien e masës së sigurise. Siç duken edhe nga fotot, fillimisht në sallë janë futur Abaz Dogu dhe Klajdi Poçi, të cilët mbajnë kokën poshtë, duke mbuluar fytyrën me duart e tyre për të mos u filmuar nga kamerat.
LEXO EDHE:
Rrëfimi tronditës i 15-vjeçares: Roja i shkollës Abaz Doga ka abuzuar…
Dogu, Poçi dhe dy të rinj të tjerë të cilët janë nën moshë, akuzohen se përdhunuan për një kohë të gjatë një 15 vjeçare në zonën e Babrrusë në Tiranë duke e shantazhuar përmes publikimit të videove intime dhe shkrimin e emrit në muret e pallateve të lagjes.
Të katërt ata u arrestuan pak ditë më parë dhe sot pritet që gjykata të japë masën e sigurisë. Ata akuzohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.