Është pezulluar nga detyra drejtori i shkollës Azem Hajdari në Babrru të Tiranës.
Pezullimi i tij vjen pas përdhunimit të një 15-vjeçareje nga roja i shkollës. Besnik Daci është pezulluar përkohësisht nga Ministria e Arsimit deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen në fjalë.
Vendin e tij e ka zënë përkohësisht Mimoza Dosti. E mitura është abuzuar seksualisht prej më shumë se një viti nga një 65-vjeçar dhe tre të rinj, të cilët janë ndaluar nga policia.