Detaje tronditëse nga dhunimi i të miturës në Kamëz. Fax News zbardh identitetet e familjes përkatësisht të babait dhunues, nënës dhe vajzës.
Për arsye të moshës por edhe të etikës, emrat e nënës dhe të vajzës nuk do ti bëjmë publik, ndërsa babai 27 vjeçar që ndodhet në pranga quhet Raimond Kunoraj.
E mitura fillimisht është dërguar në spitalin e Kamzës ku pas dhënies së nihmës së parë, është përcjellë për në Spitalin “Nënë Tereza”. Mjekët e këtij spitali kanë vlerësuar se e mitura kishte nevojë për ndihmë më të specializuar dhe është dërguar me autoambulancë në orën 03:00 të mëngjesit të të Shtunës për tek Urgjenca e “Traumës”.
Burime i thanë Fax Neës se e mitura ka mbërritur në këtë spital në gjendje të pavetëdijshme, me pësime të herëpas’hershme të gjendjes së të fiktit dhe me hemoragji të brendshme. Ajo ka rrëfyer pas disa minutash se i ati e ka dhunuar dhe e ka kafshuar. “Ai më godiste gjithandej!, Më ka kafshuar në trup”.
Ndërkohë shenjat në trup sipas bluzave të bardha janë të gjithanshme dhe të rënda. Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e mjekësisë ligjore pasi kanë konstatuar se e mitura kishte fraktura dhe plagë edhe në organet gjenitale. Sipas burimeve e mitura përveç shenjave të fresklta nga dhuna e të premtes, dyshohet se 27-vjeçari e ka dhunuar edhe më parë të bijën.
Për këtë kërkohet të dihet nëse përveç dhunës fizike ka patur ndaj të miturës edhe dhunë dhe abuzim seksual nga i ati.
Informacioni për përgjigjen e kontrolleve mjeko-ligjore është urdhëruar të mbahet i rezervuar, thonë burimet për shkak të sensitivitetit të ngjarjes, ndërsa kjo në njëfarë mënyre ngre pikëpyetje edhe në lidhje me gjykimin e babait dhunues.
Ky i fundit me origjinë nga Malësia e Madhe, jeton me qera me familjen në Kamëz ndërsa së fundmi ka punuar si lavazhier.
Ndërsa e ëma punon në një fabrikë në Kamëz. Kjo e fundit, dëshmitarë që nuk preferojnë të identifikohen para kamerave, i thanë Fax News se i ka shtangur me deklaratat e saj bluzat e bardha mëngjesin e të shtunës kur ka dërguar të miturën 6-vjeçare në Spitalin e Traumës. “Teksa të gjithë prisnin të dëgjonin prej saj se ndëshkon veprimin e të shoqit dhe kërkon drejtësi, ajo e mbrojti këtë të fundit duke iu drejtuar mjekëve dhe efektivëve të policisë me fjalët “ju doni të ma arrestoni bashkëshortin””.
Fax News arriti ta takonte zonjën, identitetin e të cilës nuk po e bëjmë publik për shkak të ngjarjes sensitive. Ajo u shpreh e habitur nga prezenca jonë duke thënë se “vajza s’ka asgjë” dhe “nuk kem çfarë të deklarojmë, nuk dua të flas për këtë temë”, ndërsa një i afërm i të miturës këroi me insistim që media të mos merret me këtë çështje.
Fakti është se një 6-vjeçare ka pësuar një traumë të fortë nga dhuna, ndërsa reagimet e familjarëve, jo vetëm media, por sidomos autoritetet duhet t’i marrin parasysh pasi nuk janë aspak normale.