Gjykata e Apelit të Tiranës, ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kreun e OST, Klodian Gradeci.
Apeli nga “arrest në burg” ka vendosur masën “arrest në shtëpi”. Gradeci u akuzua se bashku me zyrtare të tjerë të AKBN se i kishin shkaktuar 1,5 milion dollarë dëm buxhetit të shtetit.
Gradeci u arrestua më 27 tetor në Rinas pasi vinte nga Turqia teksa në Shqipëri po kërkohej për abuzimin miliona dollarësh me puset e naftës.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre, ndërkohë që ai i kërkoi gjatë seancës së parë në gjykatë kur u dha dhe masa e sigurisë ‘arrest me burg’, një zbutje të masës së sigurisë pasi pretendon se është i sëmurë.