Amazon ka siguruar të drejtat nga Sony Pictures për serialin Thriller “Abstenia” me pjesëmarrjen e aktores së njohur të serialit Castle Stana Katic. Materiali do të jetë ekskluziv për Amerikën ku do të fillojë në vitin 2018. Amazon gjithashtu do të transmetojë serialin edhe në Australi, Gjermani, Indi, Israel, Itali, Singapor, dhe Turqi. Gjithashtu ai do të mund të shihet edhe nga vende të tjera nëpërmjet transmetimit linear të televizioneve të ndryshme lokale.
Abstenia është krijuar nga Gaia Violo dhe Cirlunick dhe është i bazuar në skenarin e Violo. Seriali flet për Emily Byrne një agjente e FBI, e cila ndersa është duke hetuar për një nga vrasësist serial të Bostonit humbet dhe deklarohet e vdekur.
Gjashtë vite më vonë, ajo gjendet në një kabinë në pyll në mbijetesë dhe pa kujtesë duke harruar vitet që kishte humbur.
Rikthimi në shtëpi ku burri ishte martuar sërish dhe djali ishte rritur nga një tjetër grua e implikon atë në një sërë vrasjesh.
Abstenia është transmetuar më herët këtë vjeshtë në kanalin AXN me 10 episode./IMA/
https://youtu.be/D-po9ukcrp0