Vodafone tashmë ka bërë pjesë të bandit të vetë Abcom pas blerjes së kompanisë në muajin Shkurt.
Që prej fillimit të periudhës së karantinës në muajin Mars me kërkesë të qeverisë shqiptare për të shtuar sasinë e internetit për abonentët, Vodafone përveç promocioneve për paketat celulare ka shpërndarë dhe ofertat e Abcom si pjesë e grupit të kompanisë.
Tashmë kompania e cila prej vitesh ofron shërbimin 3 në 1 përmes kabullit i është bërë pjesë fushatave promocionale si pjesë e operatorit më të fuqishëm celular në Shqipëri ku logoja e Abcom është e bashkangjitur krah Vodafone.
Vodafone tashmë zyrtarisht ashtu si në shumë vende të tjera përveç telefonisë celulare ofron për abonentët dhe internetin, televizionin dhe telefoninë përmes kabullit duke marrë një mbulim më të gjerë për të gjithë abonentët.