Ndodh rëndomtë që për shumicën e transmetuesve kabllor të ketë një shpërndarje të dobët të sinjalit, por rralë për transmetuesit kabllor dixhital. Dhe mesa duket, ka ndodhur dhe ndosh shpesh me një kabllor dixhital siç është ‘Abcom’, një kabllor I cili transmeton në disa formate dhe është në një kontratë mjaft të ngushtë me Digitalb dhe kanalet lokale, të cilat kanë shpetuar pikërisht nga ‘Abcom-I’ .
Po po, kanë shpetuar! Abcom është bërë shpëtimtari I shumicës së televizioneve lokale, te cilat nëse nuk bëheshin pjesë e dixhitalizimit do të mbylleshin. Por shumica e këtyre televizioneve nuk janë të afta as të vetëdixhitalizohen, e çmund të presësh nga disa televizione të cilat transmetojnë ende programet e tyre me formatin VHS, i njohur gjerësisht si ‘videokaseta’! Dhe mbi të gjitha kur mezi transmetojnë sinjalin.
Ja një shëmbull i mëposhtëm vjen pikërisht nga këto kanale që Abcom ka marrë përsipër të transmetoj, ku pothuajse gjatë gjithë kohës shumica kanë probleme në transmetim duke ndikuar gjithashtu edhe pakënaqësi edhe tek abonentët e Abcom.
Ne foton që shihni më poshtë duket qartë se si transmetimet e ATV (Amantia TV – Vlore) kanë interferenca të vazhdueshme të sinjalit.
IMA/ J.Kasaj