Kompania e telekomunikacionit ABCom, e njohur per sherbimet e saj inovative ne tregun shqiptar, duke filluar nga sot nuk do të gëzoj më ofrimin e kanaleve të paketës Digitalb.
Prej vitit 2009 kompania hodhi në treg paketën e shërbimeve 3 në 1, ku për herë të parë shiptarëve ju ofrua mundësia për të pasur në shtëpitë e tyre jo vetëm telefoninë fikse, internetin por edhe televizionin kabllor dixhital. Për të siguruar këtë shërbim ABCom arriti një marrëveshje partneriteti me kompaninë televizive Digitalb, falë të cilit kanalet tashmë të njohura të platformës do të transmetonin edhe nëpërmjet fibrës optike.
Nga fillimet e saj ABCom është renditur në një nga kompanitë më të fuqishme të telekomunikacionit dhe partneriteti me Digitalb rezultoi i suksesshëm dhe produktiv. E ndërsa ABCom ishte duke fituar terren me ofrimin e shërbimeve 3 në 1, nga ana tjetër Digitalb po humbiste abonentë të cilët të pakënaqur vetëm me shërbimin televiziv dixhital përqafuan kompaninë e re, ku mund të ju ofrohej më shumë. Duket se kjo marrëveshje nuk është më në interesat e Digitalb, e cila nga sot ka ndërprerë transmetimin e kanaleve të saj nga platforma e ABCom. Lajmin e ka komunikuar vetë kompania ABCom me një komunikatë në rrjetet sociale si më poshtë:
Kompania ABCom ka kërkuar ndjesë abonentëve për sa ka ndodhur duke sqaruar se ajo sa ka ndodhur është një vendim i marrë në mënyrë të njëanshëme dhe se po merr masa urgjente për të zëvendësuar kanalet me kanale të rinj, me të njëtën tematikë që ofronin ato të Digitalb.
Nga ana e Digitalb, deri tani, nuk ka pasur ende një reagim zyrtar, megjithatë InfoMedia Albania mëson nga burime të afërta pranë kompanisë se midis ABCom dhe Digitalb ka kohë që kanë lindur mosmarrëveshjet, gjë që ka çuar këtë të fundit të ndërpres transmetimin, si dhe me shumë gjasa të mos rinovoj më kontratën.
Përfundimi i kontratës me ABCom: Komunikatë zyrtare e Digitalb
Kujtojmë gjithashtu se Digitalb së shpejti do të ofrojë shërbimet e televizionit nëpërmjet internetit me Digitalb IPTV të aksesueshme me dekoderin e ri FlyBox.
Lexo: Digitalb së shpejti me platformë IPTV