Ditë më parë gazetarja e ABC News Alma Çupi, e cila drejton emisionin “Histori Shqiptare”, denoncoi publikisht në profilin e saj në facebook se televizioni ku ajo punon prej dy muajsh nuk paguante gazetarët.
Menjëherë, pas këtij denoncimi në redaksinë tonë erdhën të tjera raportime ku thuhej se vonesa në pagesa shtrihej jo vetëm tek gazetarët por edhe tek një pjesë tjetër e stafit. Por mesa duket denoncimi hapur i Alma Çupit nuk ka rënë në vesh të shurdhët, pasi sipas burimeve tona brenda ABC News ka mjaftuar që drejtuesit e televizionit të kryenin pagesat e vonuara prej dy muajsh për një pjesë të stafit.
Lexo edhe: Gazetarja e ABC News Alma Çupi denoncon: Kemi dy muaj pa marrë rrogat, reagojnë kolegët
Nuk mbetet gjë tjetër veçse këtë herë stafi t’i thotë faleminderit Almës me shpresën që kjo situatë mos përsëritet më!
Rrofsh Alma!