Aleksandër Frangaj, një gazetar i vjetër, sot pronar i disa mediave siç janë Tv Klan, Abc News apo radiot e ndryshme, mësohet se televizionin e tij krijuar në vitin 2010 po e shet. ABC News është një media që u hap disa vite më parë pasi Frangaj shiti televizionin ORA News tek biznesmeni Ylli Ndroqi.
Frangaj, nuk do ngelej pa media me titra sic është formati i News 24, A1 Report apo Ora News. Menjërherë pas shitjes së Ora News, Frangaj nxorri formatin e ri televiziv sic është Abc News, i cili duhet theksuar se është krejt ndryshe nga mediat e tjera raportuese me titra. Mesa duket edhe ABC-ja e bëri ciklin e saj për Aleksandër Frangajn dhe tashmë pritet të ketë pronar të ri.
Burimet i thanë citynews se zoti Frangaj po përgatit dokumentacionin e plotë për shitjen e tv tek dy biznesmenë të njohur në Tiranë. Mësohet se njëri prej personave të interesuar është presidenti i Eurosig, Kadri Morina, i cili së fundi ka bërë edhe privatizimin e INSIG në vlerë 15 milionë euro. Së bashku me Kadri Morinën mësohet se bashkëaksioner dhe pronar i ri i ABC News mund të jetë edhe biznesmeni Ram Geci, aktualistht pronar i Hotel Tiranës dhe i një nga firmave më të mëdha të ndërtimit në vend./citynews