Pas ditëve të nxehta, shtatori risjell në ekranin e Abc larmishmërinë e programeve të përditshme. Nga data 6 merr rrugëtimin e sezonit të ri, programi ‘Abc e pasdites’. Duket se për publikun moderatori Ermal Peçi dhe stafi i tij kanë përgatitur surpriza të shumta.
Nisur nga suksesi i sezonit te pare, audienca rekord e ngjarjet e bujshme që erdhën nga ‘Abc e pasdites’, programi vjen me orar të zgjatur.
Nga ky shtator, takimet me Ermalin do të jenë nga ora 16:00- 17:30, nga e hëna në të premte. Zgjatja e minutazhit televiziv synon te afrohet më shumë me audiencen teksa rubrikat do të jenë edhe më dinamike. Por kjo nuk është e vetmja risi. Në ABC po punohet me një ritëm maksimal edhe për studion e re të emisionit.
Si do të jetë? Kush janë të ftuarit e parë? Më shumë dedikim për targetmosha të ndryshme? A do të ketë sërish argëtim me lojra telefonike e më shumë hapësira për këdo që do të preki magjinë e ekranit? Prisni dhe pak, ‘Abc e pasdites’ vjen plot surpriza, në atë që shumë shpejt u shndërrua në programin tuaj të preferuar të pasditeve.