Nëse jeni fans i filmave të Bollywood, e njihni patjetër Aamir Khan aktorin protagonist të filmave më të suksesshëm nga India. Ai ishte mysafir në versionin turk të “Kush dëshiron të bëhet milioner?”, e drejtuar nga aktori turk Murat Yıldırım.
Gjatë konkurimit, Khan tha se paratë që do të fitojë do të shkojnë për organziatat e bamirësisë në Turqi: “Unë nuk jam duk konkuruar këtu për veten time. Jam këtu për të ndihmuar”, tha aktori i Bollywood.
Khan arriti në 125,000 lira turke, por nuk e dinte përgjigjen e pyetjes që do i jepte këtë çmim, duke fituar 60,000, të cilën ai e dhuroi për shoqatat që punonin me refugjatët në Siri.
Kur u pyet për përshtypjet e Turqisë, Khan e quajti popullin turk, “me zemër të ngrohtë dhe gjak të ngrohtë”.
Khan ishte duke vizituar Turqinë për të promovuar filmin e tij të fundit, “Secret Superstar”, që do të dalë më 20 tetor. Ai u takua me fansat e tij në Stamboll dhe Ankara dhe u prit nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në Kompleksin Presidencial.