Lindja si kërpudhat e televizioneve në Shqipërinë e pas viteve 2000 erdhi shumë natyrshëm, aq suksesshëm saqë, sot, fare thjeshtë mund të mburremi për të vetmen arritje gjigande të Shqipërisë sonë të vrafër. Dhe po, televizioni është një ndër sektorët më të suksesshëm të biznesit në vend, i cili jo vetëm e ka promovuar Shqipërinë në botë, por edhe ka treguar një imazh të frytshëm aftësie në rajon, duke qenë një ndër më të mirën në Ballkan.
Megjithatë akoma ka të reja dhe lëvizje, të cilat paralajmërojnë se akoma nuk kemi një konkurencë të konsoliduar, një konkurencë të përzgjedhur. Përveç kanaleve gjeneraliste si TV Klan, Top Channel, Vizion Plus e të tjerë, kanalet kushtuar lajmeve në Shqipëri vitet e fundit janë shtuar shumë, aq shumë saqë në një vend me popullsi 3 milion banor duken të tepërtë. News 24, ABC News, Ora News apo A1 Report tashmë janë kthyer në një hapësirë e besueshme informative, një konkurencë relativisht e fortë për lajmin e fundit. Prej kohësh ekziston si thashethem për kanalin Ora News për kalimin e transmetimeve nga “all news” në gjeneraliste dhe siç duket shumë shpejt do të finalizohet. Sot, IMAlbania.com ka zbuluar se edhe një tjetër kanal lajmesh synon të zhytet në transmetimet gjeneraliste. Sigurisht, si fillim me lëvizje të vogla dalluese. Kemi informacione se kanali A1 Report po përgatitet të ofroj për shikuesit jo vetëm informacion, por edhe argëtim.
Shumë shpejt, në A1 Report vjen në transmetim ekskluziv seriali amerikan më i mirë i të gjitha kohërave, dhe që vazhdon të marros me miliona njerëz në të gjithë botën, “Friends”. Natyrisht është një ritransmetim i këtij seriali, por një fillim i ri i A1 Report, i cili ka fituar të drejtat e transmetimit të tij nga kompania Worner Bross. Në vazhdim priten edhe tituj të rinj premierë në A1 Report.
Por, sa vallë do t’i rezistoj konkurencës së madhe gjeneraliste kanali i Karlo Bollinos? E tregon koha!
IMA / S. Dema