Luizi, Kiara, Olta, Beati dhe Dea Mishel janë të nominuarit e mbrëmjes së sotme. Njëri nga ata që deri në fund të “Prime-it” do të duhet të lërë shtëpinë.
Ky vendim erdhi pasi grupi i Evës fitoi imunitet se e çoi deri në fund lojën me litarë. Ndërsa grupi i Ermionës, përveç saj që ishte lidere, ka shkuar automatikisht në nominim.
Mirëpo, diçka këtu çalon! Gjatë javës kur erdhi zarfi dhe u lexua nga Kiara u tha që ai banor që heq rripin, vetëm ai shkon në nominim. Luizi ishte i pari që e hoqi në mënyrë që të dilte ballë për ballë me Oltën në televotim.
Dhe kështu ndodhi, pasi ai e detyroi aktoren ta hiqte edhe ajo rripin. Që në hyrje të spektaklit të sotëm Luizi u shpreh se dëshiron ai dhe gjithë banorët e tjerë, përfshirë Oltën që vetëm ata të dy të dalin në nominim.
Mirëpo që Olta dhe Luizi të mos dalin “kokë më kokë” në nominim, produksioni sërish bëri një nga manovrat e tij në moment të fundit.
Arbana u shpreh se në fakt zarfi shkruante se i gjithë grupi do të shkonte në nominim nëse nuk e çonin lojën deri në fund. Luizi nuk e pranoi këtë, duke u shprehur se e kishte lexuar fare mirë zarfin, disa herë.
Madje kishte shkuar edhe në dhomë të rrëfimit, ku i ishte thënë e njëjta gjë. Artisti nga Shkodra u përball edhe më Arbanën, duke i mëshuar të tijës, mirëpo siç ndodh në këto raste atij iu mohua fjala.
“11 banorë janë budallenj, e nuk e kanë kuptuar atë zarf. 11 vetë këtu. Unë nuk jam budalla. Ishte e zeza në të bardhë,”-shtoi në fund Luizi, përpara se Arbana të ndërronte temë.