Jennifer Lopez është nënë e dy fëmijëve, Emme Maribel Muniz dhe Max Muniz, të cilët i ka me Marc Anthony.
Megjithatë, dy fëmijët e saj janë aq të rritur sa ta kuptojnë se nëna e tyre ndihet mirë në krahët e partnerit të ri Ben Affleck, ndaj dhe marrëdhënia e tyre me aktorin duket se është perfekte.
“Ai është një baba dhe figurë e mrekullueshme, e mrekullueshme për ta. Ai ka tre fëmijët e tij të mrekullueshëm dhe pastaj jemi ne, është fantastik. Ata e vlerësojnë atë dhe po ashtu edhe unë”, tregoi JLo.
Affleck ka gjithashtu tre fëmijë me Jennifer Garner, me të cilën ka qenë i martuar: Violet Anne dhe Seraphina Rose Elizabeth, si edhe djalin Samuel Garner.
Lopez dhe Affleck rindezën romancën në Prill 2021, për t’u fejuar më pas në Prill 2022.