Valon Shehu, i cili tërhoqi vëmendjen me eksperiencën e tij të fundit televizive në reality show, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin Glamour zone në Ora News.
Këngëtari ka thënë për moderatoren Ester Bylyku, se nuk është paguar për asnjë ditë qëndrimi në shtëpinë e Big Brother Vip.
Ai madje hodhi poshtë shumë thashetheme, sipas të cilave artistët merrnin 1500 euro në javë.
Valon Shehu u shpreh: ‘Nuk jam paguar, jo vetëm unë por asnjë. Dhe këtë e them me plotë bindje, sepse kam dëgjuar që është si aferë e madhe që ka pagesa 1500 euro ose 1000 euro. Jo nuk është e vërtetë aspak.’