Tashmë çdo gjë është gati, pritja ka mbaruar! Shefat e vegjël që do të pushtojnë ekranin e RTSH 1 do të ndezin sobat për të shfaqur talentin e tyre në kuzhinën e MasterChef Junior që do të nis këtë muaj.
Tendenca e kohëve të fundit në ekranet shqiptare për të sjellë si protagonistë fëmijët në mbrëmjet e shqiptarëve që zgjedhin televizionin si alternativë argëtimi mbërrin edhe në RTSH me MasterChef Junior.
Pas suksesit të “The Voice Kids” në Top Channel, Virtuozët së fundmi “Në Kurthin e Piter Pan” në TV Klan talenti i fëmijëve këtë herë do të shfaqet në një tjetër fushë, atë të artit të gatimit me MasterChef Junior në ekranin e RTSH.
Për herë të parë produksioni i suksseshëm i Endemol Shine vjen në ekranin e televizionit publik me të drejtat e plota të patentës origjinale. Ky mund të konsiderohet edhe produksioni i parë që RTSH ka blerë dhe sjellë në ekranet shqiptare, pasi Top Channel hoqi dorë nga prodhimi i tij.
Pas audiconeve të që nisësn gjatë muajit shtator me aplikimin online, të martë 27 Mars do të zbulojmë konkurrentët e edicionit të parë të talent show-t që do të shoqërojë mbrëmjet e shqiptarëve për 12 javë rresht, për të zbuluar fituesin e MasterChef Junior Albania.
Por cilët do të jenë MasterChef-at që do të vlerësojnë këtë kompeticion në edicionin e tij të parë!
Juli Zguro i njohur si Head Chef në “Millennium Gourmet” e “Opium Sushi Bar”; njëkohësisht është dhe chef ekzekutiv në “Like Gallery Hotel” në Korçë. Eksperiencat e para në kuzhinë i ka filluar që në moshën 19 vjeçare në Selanik të Greqisë e në shumë ishuj grekë, ku ka punuar në disa prej restoranteve gourmet më të njohura në vend. Ajo që shenjoi karrierën e tij është master class-i me Chefin e njohur me 3 Yje Michelin Sergio Herman.
Juli është 33 vjeç, i martuar dhe baba i një vajze të vogël 1 vjeç e gjysmë që quhet Sofia. MasterChef-i është eksperienca e tij e parë televizive e këtij lloji. Thonë që në profesion është i ashpër, ambicioz dhe shumë kërkues. Të shohim si do jetë para fëmijëve.
Të gjithë e njohim pastiçierin e “Delikatesë” Sokol Prenga, antarë i panelit të jurisë në MasterChef në të gjitha edicionet, po ashtu një shef i njohur dhe sfiduar me gjykime e tij përsa i përket gatimit.
Personazhi i tretë i panelit të jurisë, e cila vjen për herë të parë në një ekran shqiptar, është Xheri Vula. Prezantuesja kosovare, që ndoshta një pjesë e publikut adoleshent e njeh si nënë e Ledri Vulës këngëtar i dashur për këtë brez, prej vitesh është moderatore e emisionit të gatimit “Diçka po zihet” në RTV 21, në Kosovë.
Gara e gatimit është gati të nis sfidën për talentet e vegjël në ekranin e RTSH. Mos arroni takimin e parë në 27 Mars ora 20.35.