Ndarja e këngëtares Fjolla Morina nga partneri i saj Fisnik Syla bëri bujë të madhe në media dhe vazhdon ende të komentohet pas deklaratave të artistes që sollën dyshime se ai e ka tradhtuar.
Fisnik Syla ishte i ftuar së fundmi në një intervistë ku deklaroi se arsyeja e ndarjes nuk ishte tradhita, por thjesht “nuk funksiononte më” mes tyre.
“Ata që rrinë afër meje e dinë që Fisniku nuk është tradhtar. Kur jam në një lidhje jam shumë i fokusuar. E kemi parë që nuk funskion më lidhja jonë. Ka mbaruar gjithçka”, tha ai për “Ftesë në 5.”
Edhe pse tashmë ka disa kohë që janë ndarë, dyshja nuk kanë lënë pa thumbuar njëri-tjetrin me statuse në rrjetet sociale apo deklaratat nëpër intervista.
“Nëse keni humbur një tradhtar mos qani kurrë pasi ai ka humbur një femër që e do kurse ti një mashtrues.”-tha Fjolla në një intervistë.
Nga ana tjetër, edhe Fisniku tërhoqi vëmendjen e ndjekësve përmes një postimi të bërë në Instastory ku ka publikuar një orë të shtrenjtë dhe shkruan:
”Vetëm ora ime, kushton sa e gjithë karriera e dikujt.
Ai u pyet nëse ky postim ishte i lidhur me këngëtaren, ai tregoi se nuk bën kurrë diçka për të thumbuar dikë.
“Fisniku nuk bën kurrë diçka për të gjuajtur kunja drejt dikujt. Ata që e marrin personalisht… unë nuk kam çfarë t’ju bëj, por unë nuk bëj kurrë diçka absolutisht për kunj.”- tha ai.
Lidhja mes këngëtares dhe Sylës u zbulua në shtator të 2020 kur ajo u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.
Fisniku është baba i dy fëmijëve, ashtu si Fjolla, e madje ish-bashkëshortja e tij akuzoj Fjollën se ka qenë ajo shkaku i ndarjes së tyre. Mirëpo, këto deklarata u mohuan asokohe nga vetë biznesmeni i cili tha se divorci kishte nisur prej kohësh.