Një tjetër edicion i Eurovision u finalizua mbrëmë duke sjellë zhgënjim të madh në sytë e shqiptarëve. Elhaida Dani, e cila me shumë aftësi dhe meritë, na përfaqesoi këtë vit u rendit e 17-ta duke mbledhur vetëm pak pikë, ndryshe nga cfarë pritshmëritë dhe sondazhet thoshin.
Ajo që u vu re mbrëmë në vlerësimin e Shqipërisë ishte kontrasti i madh midis votimit të publikut dhe atij të jurisë profesioniste, ku këto të fundit pothuajse nuk e kanë vlerësuar fare vokalin dhe këngën tonë duke e renditur në vendin e 26-të në kontrast të plotë me votat e publikut sipas të cilëve renditej e 9-ta.
Sigurisht që vlerat e Elhaidës pas këtij rezultati nuk do të bien, ashtu sic nuk ka ndodhur me asnjë nga artistet që na kanë përfaqësuar dhe nuk janë renditur mirë, por ajo që duam të nënvizojmë është dyshimi për një votim jo të bazuar në meritë por në marrëdhenie politike apo lobingje të ndryshme midis shteteve.
Si për të mos mjaftuar, lajmi që morëm sot në mëngjes për votat e Malit të Zi dhe Maqedonisë, tregoi edhe një herë se reklamimi i një votimi të saktë dhe korrekt, konfirmuar edhe nga supervizori pak para shpalljes së votave, është thjeshtë një fasadë apo procedurë e spektaklit më shumë se sa një kontroll i vërtetë se nga vijnë këto vota të shteteve.
Në historinë e Eurovision, janë mjaft shtete që janë larguar për arsye se dyshimet e tyre në lidhje me votimet janë të medha, ashtu si Turqia, Kroacia apo Ukraina kishin bërë këtë vit. Mos është koha që edhe ne të largohemi?
SKANDALI I VOTIMIT NË EUROVISION, SHQIPËRISË DO T’I HIQEN PIKË TË TJERA
Në natën finale të Eurosongut, përfaqësuesja jonë Elhaida Dani është renditur në vendin e 17-të, me 34 pikë, por rezultati mund të shkojë edhe më keq se kaq.
Menjëherë pas votimit të shteteve pjesëmarrëse në Eurosong, BBC ka zbuluar skandalin e votimit të shteteve fqinje të Shqipërisë, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilat kanë votuar për Elhaida Danin me 12 dhe 10 pikë.
Sipas BBC-së, votimi i Maqedonisë dhe Malit të Zi ka pasur parregullsi.
“Rezultatet e jurisë së Maqedonisë dhe Malit të Zi janë përjashtuar pas konsultimit me “Priceëaterhouse Coopers”, vëzhguesi i pavarur i festivalit, me kryetarin dhe supervizorin e grupit. Përjashtimi i këtyre dy jurive do të shqyrtohet në qershor”, thuhet në deklaratën e bërë publike me këtë rast.
Lajmi u raportua nga bordi organizues i festivalit dhe kishte të bënte me anulimin e pikëve të dhëna nga Maqedonia dhe Mali i Zi, për shkak se këto dy shtete kanë thyer rregullat që përcaktojnë se pikët përfundimtare të një shteti përcaktohen 50 për qind nga votimi i publikut dhe 50 për qind nga juria profesioniste e atij shteti.
Por mësohet se fqinjët tanë, të cilët na votuan njëri me 12 pikë dhe Mali i Zi me 10 pikë nuk kanë pasur një juri profesioniste, por kanë dhënë pikët e tyre vetëm nga rezultati i televotimit.
Për këtë arsye pritet që vendeve të votuara nga këto dy shtete t’u hiqen pikët, pa cënuar fitoren e Suedisë.
Një mbledhje tjetër do të mbahet në qershor dhe do të vendoset zyrtarisht fati i pikëve të votimit nga Maqedonia e Mali i Zi.
Marre nga Mad dhe NRG