Meridian Ramçaj është një nga banorët më të spikatur të “Big Brother Albania”. Ai ka marrë pjesë në edicionin e 7 të këtij formati dhe që prej atëherë është bërë pjesë e jetës publike. Gjatë këtyre viteve Meridiani është angazhuar në politikë teksa shpesh e kemi parë në emisione të ndryshme televizive, mund të përmendim këtu “Për’puthen”, ku ka qenë si opinionist.
Ndërkohë, Meridiani ka qenë një nga personazhet e përfolur se do bëhej pjesë e “Big Brother VIP” para se reality-show të niste. Deri tani ai nuk është bërë pjesë e tij, por së fundmi ka ngritur sërish dyshime se do bëhet pjesë sërish e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Meridiani ka postuar në Instastory foton e një televizori duke shkruar “1,2,3…Prova”. Ky postim ka ngritur dyshime se ai do jetë banori i ri që do i bashkohet “Big Brother VIP” të premten. Megjithatë, theksojmë se ende nuk ka asnjë konfirmim prej tij.
Kujtojmë se banoret e fundit që i janë bashkuar programit janë Einxhel, Sarah dhe Beatrix. Pas tyre hyri edhe Igli Zarka por ai la shtëpinë pas pak ditësh për arsye shëndetësore. A do jetë Meridiani banori i ri? Mbetet për tu parë.