Prej disa kohësh në portale është folur nëse do të jetë sërish Fjoralba Ponari në moderimin e Portokallisë, apo do të zëvendësohet. Madje kanë qarkulluar edhe emra të ndryshëm që mund të ishin.
E ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel, Fjoralba ka sqaruar një herë e mirë të gjitha aludimet e mediave.
Fatma ka thënë se së fundmi është përfolur Luana Vjollca dhe Ori Nebiaj që mund të ishin në moderimin e Portokallisë dhe ka kërkuar të dijë të vërtetën nëse do të ketë një bashkëprezantuese apo jo.
“E bukura është që unë sapo isha duke biseduar me asistent regjisorin se të nesërmen do të kishim mbledhje me stafin për sezonine ri në Portokalli dhe vërshuan shumë mesazhe në telefon teksa kishin dalë lajmet. Fillimisht thashë ç’ka ndodhur dhe menjëherë ja nis Salsanons dhe Ninit (asistent regjisorit) dhe filluam të qeshnim sepse ne e dimë shumë mirë, kush është stafi, kush janë angazhimet e gjithësecilit dhe në të njëjtën kohë e dimë se cili është roli i portaleve. Tani një kokë turku duhet, qëlloi që isha unë!”- ka thënë Fjoralba duke qeshur.
Më tej gjatë një bisede në telefon me Salsano Rrapin, i cili është pyetur nëse do të ishte Fjoralba në Portokalli, ai ka thënë se seç për vete ishte i sigurt që do të ishte, për Fjoralbën kishte dëgjuar që do të zvendësohej. Sigurisht që kjo ishte dhe një shaka nga ana e tij.