Nëse po e lexoni këtë, me siguri jeni një nga shumë njerëzit, që e mbajnë celularin e tyre pranë në shtrat ose në komonë ngjitur, kur flenë.
Një raporti i Bankës së Amerikës për vitin 2015, zbuloi se 71% e njerëzve flenë me ose afër telefonave të tyre.
Shpesh flitet për dëmet që sjell kjo gjë: zbehja e trurit me valë radiofonike apo dëmtime të ndryshme të shëndetit.
Në nëntor të vitit 2018, Programi Kombëtar i Toksikologjisë, nga qeveria amerikane, përfundoi një studim 10-vjeçar, $30 milionë mbi efektet shëndetësore të ekspozimit ndaj rrezatimit celular. Në thelb, shkencëtarët e qeverisë, eksperimentuan me minjtë, duke i ekspozuar ata në nivele të ndryshme të rrezatimit të radiofrekuencës (RFR), për gjatësi të ndryshme kohore dhe më pas ata panë se çfarë do të ndodhte.
“Studimet tona treguan se prania e rrezatimit në pajisjet e telekomunikacionit, mund të prodhojë efekte të pafavorshme biologjike”, thotë John Bucher, një prej autorëve të studimit dhe një shkencëtar i vjetër në Institutin Kombëtar të Shëndetit.
Në mënyrë të veçantë, studimi i Bucher, gjeti “prova të qarta” të tumoreve në zemrat e minjve meshkuj dhe në disa të tjerë, tumore në gjëndrat mbiveshkore dhe në tru. Provat nuk rezultuan njëjtë tek minjtë femra, që do të thotë se nuk ishte e qartë nëse tumoret që u shfaqën ishin shkaktuar nga ekspozimi RFR.
Sidoqoftë, Bucher thotë se mund të ketë ndonjë rrezik “të ulët”, kur një telefon mbahet pranë kokës ose trupit. Ai thotë se këto rreziqe mund të rriten me “përdorimin e zgjatur dhe të vazhdueshëm”. Gjithsesi, jo të gjithë mendojnë kështu.
“Nëse ekziston një rrezik, unë mendoj se është minimal. Ne nuk kemi parë një rritje të tumoreve të trurit, pas rritjes së përdorimit të celularëve.”, thotë Larry Junck, një neuro-onkolog dhe profesori neurologjisë në Universitetin e Miçiganit.
Për më tepër, Junck thotë se hulumtimi që tregon ndonjë lidhje midis rrezatimit të telefonit celular dhe tumoreve të trurit, ka gabime metodologjike.
Studiues të tjerë i shohin studimet ekzistuese me shumë shqetësim.
“Unë mendoj se ka prova bindëse që ekspozimi i rrezatimit elektromagnetik është me të vërtetë i dëmshëm,” thotë Joel Moskowitz, drejtor i Qendrës për Shëndetin e Familjes dhe Komunitetit në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.
Ai ka mbledhur një duzinë studimesh të fundit, përfshirë një përmbledhje të vitit 2017 nga Kina, që zbuloi se përdoruesit e shpeshtë të telefonisë celulare ishin në rrezik të lartë nga glioma, një lloj tumori malinj në tru dhe palcën kurrizore.
Tumoret e trurit nuk janë shqetësimi i vetëm për përdoruesit e celularëve. Studiues të tjerë ngrenë dyshime mbi ekspozimet ndaj tumoreve të qafës dhe tiroideve. Normat e kancerit të tiroides janë trefishuar në tre dekadat e fundit dhe po rriten më shpejt se çdo lloj tjetër i kancerit, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit (ACS).
Sidoqoftë, nuk ka ende prova konkrete se për shumë nga këto raste sëmundjesh, fajin e kanë telefonat celularë. Duket se mbetet e vështirë për shkencën të përcaktojë ekzaktësisht dhe në mënyrë të njëtrajtshme efektet e telefonave celularë në shëndetin e njeriut.
Burimi: Elemental Medium