Si pjesë e “Big Brother Vip”, Ilir Shaqiri përveç çmimit të madh fitoi edhe një kontratë me “Digitalb”, ku ai do të ishte imazhi zyrtar i platformës.
Por së fundmi janë ngritur dyshime jo vetëm për marrëdhënien e tij me drejtuesit e “Top Media”, por edhe për bashkëpunimin e tij me “Digitalb.”
Në puntatën e fundit të “Dance Albania”, Iliri shprehu dëshirën që të kërcejë me vajzën e tij Emily, e cila festoi disa ditë më parë ditëlindjen. Ai u shpreh se Emily e ndjek atë përmes aplikacionit, dhe më pas Ermal Mamaqi e pyeti: “Je Akoma imazh i Digitalb ti se s’të kam parë më?”
Përgjigja e Ilirit ishte e shkurtër, teksa ai u shpreh: “I Digitalbit? Atë e di partia”
Ishte vetë Iliri që e riktheu në vëmendje përgjigjen e tij sot, duke ripostuar bisedën, e cila ishte publikuar fillimisht nga një faqe. Mes të tjerash faqja në Instagram shkruan se “Marrëdhëniet e Iliri me drejtuesit e Top Channel dhe Digitalb nuk janë të mira.”
Kur të gjithë prisnin që Iliri t’I bashkohej “Dancing Ëith the Stars”, balerini u bë pjesë e “Dance Albania” në “Tv Klan.” Që në atë moment u përfol për një krisje të marrëdhënieve të tij me drejtuesit e “Top Channel.”