Loredana ka nisur pyetje/përgjigje me ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo që iu intereson më tepër, është padyshim jeta e saj privat.
Reperja u pyet nëse e ka tradhtuar ish të dashurin, që në këtë rast i bie Mozzikun, dhe ajo tha JO.
Poashtu, Loredana tha se Mozziku mund ta marrë kur të dojë vajzën, madje u pyet nga dikush edhe çka i mungon Hanës.
Ajo pa hezituar, tha ‘një vëlla’.
Në anën tjetër, Mozziku ka publikuar në mesnatë këngën dedikuar vajzës së tij Hanës.
Në këngë, reperi flet për jetën e tij, ndarjen nga Loredana dhe dhimbja për rritjen e vajzës larg tij.
Ai poashtu tha në një postim në Instagram se kjo është hera e fundit që i këndon vajzës e që flet për jetën e tij personale.