Për dashamirësit e komedisë italiane Fantozzi është një nga filmat më të bukur ku humori dhe të qeshurat nuk kanë fund. Por sot nuk do të flasim për Paolo Vilaggio-n, aktorin e madh që interpretoi me mjeshtëri këtë personazh, por për vajzën e tij Mariangela. Vajza shëmtaraqe e Fantozzi ishte një tjetër personazh që do të mbahet mend mirë. Për të gjithë ata që ende nuk e dinë roli i saj interpretohej nga një mashkull, me emrin Plinio Fernando, i lindur në Tunizi në vitin 1947.
Roli i Mariangela kërkonte një femër me një fytyrë groteske dhe të ngjashme me të majmunit, tipare që vështirë të gjendeshin tek një aktore. Aktori numëron disa role në kinemanë italiane por personazhi i Mariangela do të jetë për të më i rëndësishmi dhe që shënoi karrierën e tij. Megjithatë karriera e tij si aktor do përfundonte në vitin 1994, kur Fernando vendosi ti përkushtohej artit tě pikturës dhe skulpturës, ku ka realizuar edhe disa ekspozita. Sot ai është 70 vjeç dhe ja si duket pas kaq kohësh.