Nëse jeni të apasionuar pas serialeve televiziv dhe mendoni se i keni parë të gjithë gaboheni! Në këtë lajm do të zbuloni se numri i serialeve të shënuara në axhendën tuaj nuk është ai që mendoni. Pa llogaritur këtu edhe ato seriale që nuk janë produksione amerikane, numëri është edhe më i madh.
Studiuesit e FX Media Resourch kanë llogaritur numrin e serialeve që janë transmetuar në Shtet e Bashkuara gjatë vitit 2016. Pra është fjala vetëm për produksionet amerikane, duke lënë jashtë një pjesë të mirë produksioneve angleze si edhe produksione të tjera ndërkombëtare që kanë shfaqur një interes të veçantë nga publiku botëror.
Sipas këtij studimi janë 455 serialet televizive të transmetuara gjatë këtij viti në SHBA në disa platforma, në tv dhe online. Një numër i madh produksionesh që dhe për fanatics series është e pamundur t’i ndjekësh të gjitha. Një industri e tërë filmi për të realizuar një punë kolosale ku vitet e fundit në zhvillimin e saj kanë ndikuar edhe platformat e njohura të Internet Tv si Netflix, Amazon, Hulu dhe rrjetet tradicionale.