Prej ditësh tashmë u përfol se dy vëllezërit, Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj, hoqën dorë prej dhuratës që produksioni i Top Channel bëri për ta.
Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, Donaldi mori si dhuratë një emision në prime time në “Top Channel” që do ta moderonte me vëllain e tij, Romeo Veshaj, i titulluar “Më Lër të Flas”.
Aktori u emocionua shumë për këtë surprizë të madhe dhe u përlot, teksa u realizua dhe lidhja me vëllanë e tij nga studioja ku po përgatitej për emisionin. Dhe vetë Romeo u emocionua dhe u përlot.
Dyshimet lindën pasi vëllezërit Veshaj fshinë ‘promon’ paralajmëruese të programit në “Instagram”-in e tyre.
Por duket se në të vërtetë, Donaldi dhe Romeo nuk kanë hequr dorë nga emisioni.
Burimet konfirmuan se pas pjesëmarrjes në festën e organizuar nga produksioni i “Big Brother VIP”, kanë bërë që të sheshohen deri diku pakënaqësitë që ata mund të kenë pasur me njëri-tjtrin.
Jo vetëm kaq! Përveç karrierës në ekran, binjakët Veshaj po sigurojnë edhe një karrierë në muzikë!
Sipas “Panorama Plus”, ata paguhen deri në 5 mijë euro për të qenë të pranishëm në club-et e kryeqytetit, ku dhe performojnë në skenë.
Po ashtu, duket se Donaldi po i futet seriozisht muzikës, pasi flitet se po sjell një bashkëpunim me Fifin.