Nëse keni hyrë në e-Albania për të kërkuar një dokument, sigurisht do të gjeni një baner pop up që ju tregon emrin e mjekut tuaj dhe konktaktet e tij. Por e-Albania ka sjellë edhe dy shërbime për qytetarët, në rastet kur nuk keni mjek familje dhe në rastin kur doni ta ndryshoni atë.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook thekson se, “e-Albania u vjen në ndihmë edhe qytetarëve që nuk e kanë ende një mjek familje, ashtu sikurse atyre, që kërkojnë ta ndryshojnë mjekun e tyre”.
Kjo mund të realizohet përmes dy shërbimeve të reja online në e-Albania: Aplikim për regjistrimin pranë mjekut të familjes dhe aplikim për ndryshimin e mjekut të familjes.Ajo ftoi qytetarët të bëjnë kujdes. Sipas saj, një nga kushtet që duhet të përmbushin gjatë aplikimit online është se, ccdo qytetar ka të drejtë të përzgjedhë vetëm një mjek, si dhe të ndryshojë mjekun e familjes vetëm brenda mjekëve të Qendrës Shëndetësore të njësisë administrative, ku ka vendbanimin e përhershëm.