Edhe pse koronavirusi vetvetiu nuk është sëmundje seksualisht e transmetueshme, është konstatuar që virusi përhapet nëpërmjet piklave të ujit apo sekrecionit të mukozës nga hundët apo goja.
Por shumica e njerëzve tashmë po brengosen për shkak të pasigurisë së seksit gjatë epidemisë. Sipas gazetes britanike ‘The Guardian’, është thuajse e pamundur të praktikosh “distancimin social” me partnerin/en me të cilin ndan shtratin.
Duke qenë se rreziku i kësaj pandemie vjen pikërisht nga intimiteti dhe kontakte me të tjerët, pyetja që bëjnë të gjithë, është nëse mund të kemi raporte seksuale në këtë moment.
Fillimisht duhet të dini se deri më tani nuk ka asnjë provë që vërteton se koronavirusi transmetohet në rrugë seksuale, por dihet që njeriu infektohet nga stërkalat, sipërfaqet që mbartin virusin, etj.
Kështu që, duke qenë se puthjet janë të pandashme nga akti, frika ekziston. Nëse ti ose partneri yt jeni të dyshuar për COVID-19, është e qartë që kontaktet duhet të jenë sa më të largëta të jetë e mundur. Sigurisht, për njerëzit që nuk shfaqin simptoma dhe nuk kanë patur asnjë histori kontakti me të prekurit, jeta seksuale do të vijojë njësoj.
Nëse po qëndroni në shtëpi dhe po ndiqni rregullat, seksi madje do t’ju ndihmojë të çlironi stresin e akumuluar. Për momentin, çfarë na rekomandohet të gjithëve është të qëndrojmë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur dhe të ndërveprojmë me njëri-tjetrin vetëm kur është nevoja. Edhe jeta seksuale këtë periudhë mund të pësojë një ulje të ndjeshme, por ka mënyra për ta mbajtur romancën gjallë, siç është për shembull seksi virtual.
Klan Plus