Ditët e fundit shumë aktivitete, shkolla, restorante lokalet dhe vendet publike vendosën të mbylleshin deri në një njoftim të dytë nga qeveria për shkak të Koronavirusit. Edhe emisionet e ndryshme filluan të bëjnë transmetimin pa praninë e publikut. Së fundmi moderatorja Arbana Osmani ka sqaruar ndjekësit e “Dua të të bëj të lumtur” nëpërmjet një postimi në “Instagram” se çfarë do të ndodhë me emisionin në vazhdim.
“Shumë prej jush më kanë pyetur në lidhje me vazhdimin e “Dua të të bëj të lumtur” dhe dua t’ju komunikoj se do të jemi në trasmetim këtë të shtunë dhe të shtunën e ardhshme.I kemi regjistruar më përpara këto episode që do t’ju bëjne shoqëri gjatë ditëve në vijim.Shpresoj shumë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt e të mos na duhet të ndërpresim punën, por për momentin, është shëndeti mbi të gjitha, mbi punën,mbi qejfet, mbi argëtimin. Ju lutem qëndroni në shtëpi mbroni veten dhe të tjerët, bashkë do t’ia dalim”, shkruan moderatorja.
Ditën e sotme Arbana ka ndarë story të ndryshme duke treguar se ndodhet në shtëpi pranë djalit dhe partnerit të saj, Eduart Grishaj.