Përputhen +40 do të rikthehet në ekranin e Top Channel.
Në emisionin e mbrëmjes së sotme Përputhen Prime kanë qenë të ftuar një prej çifteve të edicionit të kaluar, Çimi dhe Stela. Edhe pse ata dolën çift pas shumë pak kohe deklaruan ndarjen. Ndarje e cila erdhi plot debate dhe reagime të të dyve në rrjetet sociale dhe emisionet televizive. Pikërisht për të sqaruar marrëdhënien e tyre kanë qenë në një përballje.
Por ajo që më shumë prej publikut kanë interes të dinë është rikthimi i formatit Përputhen +40. Bora Zemani e ka konfirmuar që emisioni do të rikthehet shumë shpejt.