Ministria e Shëndetësisë thekson se COVID-2 “Shefqet Ndroqi” nuk do të mbyllet për t’iu rikthyer pacientëve, që vuajnë nga sëmundje pulmonare.
Duke iu përgjigjur interest të gazetarëve, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, është shprehur se me hapjen e masave, vendi është në një moment tejet delikat dhe ekziston mundësia që infeksioni të shtohet sërish.
Pyetje: A do të mbyllet me covid 2 dhe cfarë do të bëhet me pacientët e prekur aty?
Rakacolli: Pavarësisht se epidemia është kontrolluar shumë mire, është kontrolluar shumë mirë edhe në saj të masave të mëdhaja shtrënguese që u morën që në fillim të saj. Tashmë me hapjen e masave jemi në një moment tejet delikat, të cilin po e monitorojmë me shumë kujdes dhe ekziston mundësia që përsëri infeksioni të shtohet. Për këtë arsye këtë problem ne do ta shqyrtojmë në dritën e kësaj dinamike
Pyetje: A keni ndonjë plan për kërkesën e federatës që skudrat të rifillojnë stërvitjete?
Rakacolli: Ministria e shëndetësisë dhe Komiteti i ekspertëve I ngritur pranë kësaj ministrie poe vlerësojnë me shumë vëmendje këtë problem dhe shuëm shpejt do të ketë një vendim për këtë.