Thashetheme në internet thonë se anglishja nuk do të jetë më gjuha zyrtare në Bashkimin Europian. Një artikull në gazetën skoceze The National citon një korrespodent të çështjeve europiane i cili pohon se “anglishtja nuk do të jetë më një gjuhë pune, pasi vendet anëtare vendosën të mos e përdornin më në përkthimin e dokumenteve”. Këto raportime u shpërndanë edhe nga The New European.
Po kështu, në vitin 2016, një eurodeputet u citua të thoshte se “nëse nuk kemi Britaninë e Madhe, nuk kemi anglisht”. Mirëpo në një deklaratë për Euronews, BE i mohoi thashethemet.
“Kjo nuk është aspak e vërtetë,” tha një zëdhënës i Komisionit Europian për negociatat Bashkim Europian – Mbretëri e Bashkuar. “Anglishtja do të mbetet gjuhë zyrtare.”
Anglishtja ka qenë një gjuhë zyrtare e bllokut që nga viti 1973. Pas referendumit të Mbretërisë së Bashkuar në qershor të vitit 2016 – ku 52% e Mbretërisë së Bashkuar votoi pro daljes nga BE – Komisioni Europian tha në një deklaratë se çdo ndryshim në regjimin gjuhësor të institucioneve të BE i nënshtrohet një votimi unanim të Këshillit Europian.
Burimet: Euronews, The National