Zëra se Arian Çani do të largohet nga Tv Klan dhe “Zonë e Lirë” qarkullojnë prej ditësh nëpër portale. U tha se moderatori historik i “Zonë e Lirë” do të zhvendosej bashkë me një pjesë të stafit tek “Abc News”, por mesa duket gjithçka mbeti në kuadër të thashethemeve.
Orë më parë, faqja zyrtare e Tv Klan në Instagram publikoi një video nga programi, ku njoftonte fillimin e sezonit të ri të “Zonë e Lirë” më 11 shtator. Në videon e publikuar shkruhej qartë që si çdo vit tjetër edhe këtë sezon është Arian Çani që do ta drejtojë në po të njëjtin televizion.