Lajmi që qarkulloi dje se Arbana Osmani mund të mos prezantojë ‘Big Brother Vip 3’ bëri shumë bujë.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar së fundmi me lezet vetë moderatorja.
Arbana ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet duke pirë kafe dhe jo kafe dosido, por ‘Lori Caffe’, që është në pronësi të Lori Hoxhës.
Një veprim që nuk ka ardhur rastësisht nga Arbana në këtë vorbull lajmesh, duke hedhur në këtë mënyrë poshtë zërat që qarkullojnë.
Megjithatë, duhet të presim akoma për të parë nëse do të jetë apo jo Arbana ajo që do të moderojë “BBVA3”.