Pak kohë më parë, u zbulua se Bora Zemani ishte larguar nga Vizion Plus, për t’u bërë pjesë e Top Channel. Ajo do të moderojë emisionin e përditshëm “Përputhen”.
Largimi i saj solli dhe dilemën se çfarë do të ndodhë me emisionin “Treshat” që ishte në drejtimin e saj dhe dy binjakëve: Romeo dhe Donald Veshaj. Për këtë na ka sqaruar Romeo, i cili ka treguar në një intervistë për “Revista Who” se emisioni do të vazhdojë:
“Ashtu sikurse e dinë të gjithë Bora nuk është më pjesë e emisionit, me këtë rast i uroj shumë suksese dhe ne sigurisht që do vijojmë rrugëtimin tonë plot risi dhe supriza këtë sezon të ri.”
Ndërkaq ka treguar dhe një surprizë tjetër. Ai dhe Donaldi po punojnë për një projekt të ri, i cili do jetë i formatit “Late Night Show” dhe do nisë transmetimin javën e parë të tetorit.