Helll’s Kitchen me shef gatimi Renato Mekollin për dy sezone rresht është bërë një nga formatet e gatimit më të ndjekura në ekranin e Top Channel, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë.
Ndërsa në sezonin e parë u diskutua shumë mënyra se si shefi i gatimit trajtonte konkurentët, sezoni i dytë u “kapërcye” më mirë nga shikuesit të cilët siç duket “ja morën dorën” duke mos shkaktuar aq debate, përveçëse memeve që si gjithmonë nuk i shpëton asnjë format televiziv.
Teksa ishim duke bërë “scroll” nëpër Instagram befas na doli përpara një postim i shefit Mekolli i cili i pyetur nga një ndjekës nëse do të ketë një sezon të tretë të Helll’s Kitchen, por përgjigja e Renato Mekollit ka qënë e papritur.
Renato është shprehur se nuk do të ketë një Hell’s Kitchen 3, ndoshta mund të ketë por pa të. Ai ka deklaruar se do të largohet nga Shqipëria njëherazi dhe nga bashkëpunimi për këtë format.
“___ nuk ka me Hell’s Kitchen,Une largohem nga Shqiperia ,mbase me ndonje chef tjetër po 😊” ka thënë Renato.
Nisur dhe nga deklarata e tij nuk kanë munguar dhe replikat e fansave, të cilët përveç sukseseve që i kanë uruar, ka patur dhe nga ata që i kanë kërkuar të mos largohet nga vendi por dhe nga format./IMAlbania.com/