Festivali i njohur muzikor “Kënga Magjike” do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë vetëm artistë shqiptarë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ardit Gjebrea gjatë emisionit “E Diela Shqiptare” në TV Klan.
Ky ndryshim vjen si një reagim ndaj rënies së interesit të edicionit të fundit, ku pjesëmarrja e artistëve të huaj zbehu disi esencën e këngës shqiptare.
Pas një viti pushim në 2023, festivali duket se ka marrë vendim për të rikthyer fokusin tek talentet dhe krijimtaritë vendase.
Ky ndryshim pritet të sjellë një frymëmarrje të re për skenën muzikore shqiptare, duke u dhënë hapësirë artistëve vendorë të shfaqin punën dhe talentin e tyre.
Fansat e festivalit dhe muzikës shqiptare presin me padurim edicionin e ardhshëm të “Kënga Magjike”, duke shpresuar të dëgjojnë dhe shohin krijime origjinale dhe performanca mbresëlënëse.