Ashtu si ju kemi informuar ekskluzivisht edhe më parë, show i humorit dedikuar të dielës në Top Channel, “Portokalli” do të startojë mbrëmjen e 2 Tetorit.
Por orët e fundit portalet online kanë aluduar se Salsano Rrapi nuk do të jetë pjesë e këtij spektakli, pas largimit të Eneda Tarifës si moderatore.
Burime pranë produksionit të spektaklit sqarojnë për IMAlbania.com, se Salsano Rrapi do të jetë pjesë e moderimit në këtë sezon të ri të “Portokalli” krah Xhemi Shehut.
Copyright IMAlbania.com