Programi i pasdites në Top Channel rrezikon të ndërroj sërish moderatore në sezonin e ri, gjithmonë nëse do të ketë një edicion të ri.
Gazetarja e njohur Jonida Shehu që i riktheu vëmendjen e publikut programit, i cili pas disa ndërrimesh në moderim të pasuksesshëm, muajët në vazhdim kur do të filloj edhe sezoni i ri televiziv, mund të mos shfaqet më në ekranin e Top Channel. Jonida pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, lajm të cilin ajo e bëri publik në një nga puntatat e ‘Pasdite në TCh’ dhe kjo mund të detyroj drejtuesit e kanalit të bëjnë zëvendësimin e rradhës në prezantimin e programit ose t’i japin kohën e mjaftueshme gazetares për t’u rikthyer. Sikurse ndodhi me Rudina Magjistarin në programin konkurent ‘Takimi i Pasdites’, ku TV Klan vendosi të mos e transmetojë për një sezon pasi ndryshimi i moderatorit në një program popullor mund të dështojë kur suksesi i tij varet pikërisht nga personazhi që e përfaqëson. Sezoni i ri i Takimi i Pasdites do të rikthehet këtë shtator Rudinën e cila pas bekimit me fëmijën e daj të parë duket se është gati të zerë vendin e merituar.
InfoMedia Albania ka kontaktuar me autoren e ‘Pasdite në Top Channel’, Dori Daka, e cila ka preferuar të hesht për pyetjen nëse do të vazhdojë të jetë më Jonida Shehu prezantuesja e programit: “Faleminderit per pyetjen, por per momentin nuk kam gje per te thene pervec faktit qe e vleresoj profesionalisht:)”