Pak para fillimit të sezonit të ri televiziv, u mësua se Dojna Mema nuk do ishte më autore dhe moderatore e “Pop Culture”. Vetë ajo e ka konfirmuar në bisedat në Instagram me ndjekësit, teksa shprehej se çdo gjë ka një fillim e një fund. Mes lëvizjeve dhe ndryshimeve në ekranin e Top Channel, burime pranë “News31′ treguan se Dojna është larguar jo vetëm nga programi, por dhe nga vetë televizioni.
Pavarësisht kësaj, në mediat online aludohet vazhdimisht se ajo do të jetë pjesë e emisionit të fundjavës: “E Diell”. Dojna ka sqaruar gjithçka ditën e djeshme teksa i përgjigjej pyetjeve në InstaStory. Me një përgjigje origjinale, ajo u shpreh: “Jo, nuk do të jem tek “E Diell”. Më pëlqen më shumë hëna sesa dielli.”
Njerëzit mezi presin ta shohin sërish në ekran, prandaj Dojna bën mirë të zbulojë surprizat që po përgatit.