Big Brother Vip ka dhuruar shumë skena tensioni këtë edicion, por natyrisht që ato që s’mund të mungonin kanë qenë skenat romantike.
Këtë herë janë Einxhel dhe Arbri ata që po afrohen gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin dhe madje nuk i rezistojnë dot ngacmimeve. Ata kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit të shtrirë, teksa mbanin duart të shtërnguara.
Ky nuk është momenti i vetëm që ata shfaqen kaq të afërt, pasi më herë të dy kanë dalë në një darkë romantike. Ata bënë edhe deklarata të forta ndaj njëri-tjetrit, ndërsa Arbri pranoi se Einxheli është e vetmja që eb ën nervoz brenda shtëpisë.
“I vetmi njeri që m’i prish nervat këtu në këtë shtëpi je ti! Jo tjetër kush, sepse s’ka ndodh që dikush tjetër të më bëjë nervoz… Edhe ta kam thënë pa keqardhje, je një tip që.. Jo vetëm këtu brenda, por më pëlqen muhabeti me ty. E the dhe vetë që unë jam një tip më i thellë, më pëlqen të bëj muhabete më të mençura, kam qejf të mësoj prej njerëzve”, tha Arbri gjatë darkës mes tyre.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse do të jenë ata çifti i parë brenda shtëpisë së Big Brother Vip, pasi Sarah dhe Pajtimi nuk pranuan të vetëquheshin të tillë pavarësisht se herë pas here shkëmbyen puthje.