Netflix më në fund ka konfirmuar sot se drama e tij me karakter politik House of Cards do të ketë një sezon të gjashtë i cili do të jetë edhe i fundit pa pjesëmarrjen e Kevin Spacey, aktori amerikan që e vuri serialin në një pozitë mjaft të vështirë si pasojë e shpërthimeve të akuzave seksuale ndaj tij. Ted Sarandos, drejtuesi i përmbajtjes në Netflix konfirmoi se seriali do të nis xhirimet vitin e ardhshëm me në krye Robin Wright.
Sezoni me tetë episode do të sjelli “mbylljen e serialin për fansat” por gjithashtu do të rikthejë në punë rreth 2,000 persona në Baltimore që angazhoheshin në xhirimet e prodhimit të kompanisë së njohur “streaming”.
Netflix bllokoi punën për prodhimin e serialit më 31 Tetor, pas akuzave të para seksuale ndaj aktorit të njohur Spacey. Aktori Anthony Rapp nisi pretendimet e para për abuzimet seksuale të personazhit të njohur, duke thënë se Spacey ka bërë lëvizje mjaft të gabuara me të në një apartament në New York në vitin 1986 kur Rapp ishte 14 vjeç dhe në fillimet e karrierës së tij.